Për ne
SHIKO LIBËR është një platformë online që përmban video me përmbajtje argëtuese dhe edukative për
fëmijë.
Baza e videove përbëhet nga video në të cilat aktorët lexojnë libra të ilustruar për fëmijë me famë botërore në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Duke ndjekur trendet moderne në të cilat dominon vizualiteti dhe interaktiviteti në komunikim, ne kemi përzgjedhur videon përmes së cilës fëmijëve do t’iu mundësohet edukim dhe informacion më i lehtë në epokën e sotme digjitale.
Në kërkim të formave moderne multimediale, përmes platformës sonë librat do të jenë më pranë fëmijëve
dhe kështu ata do të depërtojnë më lehtë në botën e kulturës, letërsisë, artit, arsimit etj. Kjo do t’i ndihmojë ata për një proces më kuptimplotë në njohuritë dhe edukimin e tyre.
Librat janë plot me tema bashkëkohore dhe interesante, histori në të cilat personazhet përballen me sfida dhe situata të ndryshme në të cilat ata gjithmonë gjejnë zgjidhje dhe tejkalojnë barrierat.
Histori që përcjellin vlera të rëndësishme te fëmijët për miqësinë, sinqeritetin, ndershmërinë, mirësinë, empatinë, kureshtjen, respektimin e së ndryshmes, dashurinë etj.
Të gjithë librat përkatësisht videot që janë pjesë e kësaj platforme janë në dispozicion falas.